Rama pezullon ekspozitën në Prishtinë: E papranueshme dhe fyese për kujtesën e viktimave
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rama pezullon ekspozitën në Prishtinë: E papranueshme dhe fyese për kujtesën e viktimave
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar pezullimin e ekspozitës së vendosur në sheshin e kryeqytetit, duke e cilësuar përmbajtjen e saj si të pasaktë dhe të papranueshme.
Ai ka deklaruar se në sheshin e Prishtinës nuk do të lejohet, siç u shpreh, “përdhosja e dinjitetit të qytetarëve dhe fyerja e kujtesës kolektive të popullit”, duke shtuar se ekspozita paraqet një version të shtrembëruar të Masakrës së Dubravës.
Sipas tij, përmbajtja e ekspozitës, e cila është financuar nga Kuvendi i Kosovës, përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe qytetarëve të Kosovës.
Për këtë arsye, Rama ka bërë të ditur se leja për ekspozimin në sheshin e Prishtinës është pezulluar menjëherë.
Njëkohësisht, ai ka kërkuar përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Republikës së Kosovës lidhur me miratimin dhe financimin e përmbajtjes së ekspozitës, të cilën e ka quajtur skandaloze.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.