Skandal dhe turp po vlerësohet ekspozita e realizuar me mbështetje financiare nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, e cila është vendosur në sheshet e Prishtinës. Aty ndër të tjera flitet për masakrën e burgut të Dubravës, ku ndër të tjera thuhet se prej të vrarëve 48 të burgosur shqiptarë figurojnë si të armatosur.
Derisa kjo u cilësua si shtrembërim i rënd i të vërtetës, organizatorët e ekspozitës sqaruar se janë bazuar në të dhënat e Humanitarian Law Center (HLC), organizatë e udhëhequr nga Natasha Kandiq.
“Historia nuk është lodër që mund ta shtrembëroni me disa tabela të pasakta. A e keni parë çfarë keni shkruar për masakrën e Dubravës? Si është e mundur të pretendoni se 48 shqiptarë të armatosur dhe 58 civilë janë vrarë në Dubravë? Nga i keni marrë këto “fakte”? Në Serbi? Në Dubravë nuk ka pasur të burgosur të armatosur. Të gjithë kanë qenë duarthatë dhe të pambrojtur. E vërteta është kjo: 116 të burgosur shqiptarë janë vrarë, ndërsa ende figuron i zhdukur Ukshin Hoti. Mbi 400 të tjerë janë plagosur. Kjo nuk është thjesht gabim – është shtrembërim i rëndë i së vërtetës. Turp për këtë. Edhe një kërkim-falje nuk mjafton”, ka shkruar ai.
“Për përpilimin e listës së të vrarëve nëpër masakra, jemi mbështetur në listën e të vrarëve nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Humanitarian Laë Center (HLC), organizatë e udhëhequr nga Nataša Kandić. Në libër e kemi sqaruar se në këtë listë të të vrarëve të HLC-së, për disa masakra individë të vrarë figurojnë të regjistruar si persona të armatosur, megjithëse në momentin e vrasjes ata ishin civilë të paarmatosur dhe nuk kishin rezistuar”, ka shkruar Gashi.
ADMOVERE dhe Integra kanë sqaruar se nga sot, 24 mars 2026, deri më 7 prill 2026, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë do të qëndrojë ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e organizuar nga ADMOVERE dhe INTEGRA.