Këto janë çmimet maksimale të derivateve për sot
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Këto janë çmimet maksimale të derivateve për sot
Foto Ilustruese
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme (e diel).
Sipas MINTI-it, sot nafta do të shitet deri në 1.84 euro – centë për litër, benzina deri në 1.44 euro për litër dhe gasi deri në 0.89 euro për litër.
Të shtunën, nafta për një litër kishte çmimin maksimal 1.86 euro – centë.
Pas marrëveshjes së armëpushimit të arritur mes SHBA-së dhe Iranit, çmimet globale të naftës kanë shënuar rënie. Megjithatë, në Kosovë zbritja e çmimeve pothuajse nuk ka reflektuar fare deri më tani. Autoritetet dhe përfaqësuesit e sektorit të naftës kanë shfaqur shpresën për stabilizim gradual të çmimeve në ditët në vijim.
Ndërsa, ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ditë më parë shprehu besimin që stabilizimi i çmimit të naftës të vazhdojë në ditët në vijim pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit.
Kusari-Lila tha se mekanizimi ekzistues për përcaktim e çmimeve maksimale të lejuara të derivateve të naftës nuk do të lejojë të shkohet mbi normën e përcaktuar.
Ditë më parë në vednin tonë, një litër naftë është tregtuar deri 1 euro e 93 centë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.