Me 41 vota për, dy kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi Kornizën afatmesme buxhetore për periudhën 2027-2029.
Në një seancë të jashtëzakonshme, kritika për të kishin vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe PSD-ja.
“Korniza afatmesme buxhetore, është një ndër dokumentet bazë, në bazë të së cilës shihet strategjia dhe zhvillimi i kryeqytetit për këtë periudhë kohore. Korniza afatmesme buxhetore është e përpiluar në përputhje me procedurat buxhetore për vitet 2027–2029, të dhëna nga Ministria e Financave përmes Qarkores buxhetore 2027/01 për komunat, si dhe për nivelet e tjera qeveritare. Korniza afatmesme buxhetore përmban të gjitha objektivat e Komunës së Prishtinës për këtë periudhë, e cila është në harmonizim me objektivat e Qeverisë së Kosovës, si dhe përcakton të gjitha limitet e shpenzimeve buxhetore sipas planifikimeve, pas dëgjimeve buxhetore dhe pas pranimit të qarkores së dytë nga Ministria e Financave”, tha ajo.
Shefi i grupit të asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, tha se do ta mbështesin miratimin e Kornizës afatmesme buxhetore.Pro ishte edhe Fjolla Vukshinaj nga PDK-ja, duke e vlerësuar dokumentin më të detajuar se në vitet e kaluara.
“Sot kemi para vetes Kornizën afatmesme buxhetore, një dokument që i paraprin buxhetit të vitit 2027 dhe përcakton orientimin zhvillimor të kryeqytetit për vitet në vijim. Prandaj, nuk është vetëm një dokument financiar, por një dokument politik, sepse tregon se ku duhet të shkojë Prishtina.
“Sikurse edhe herët e tjera, kjo kornizë afatmesme buxhetore e kryeqytetit, e komunës, i cili përcakton kornizën buxhetore për tri vitet e ardhshme, nuk është se është paraqitur edhe ky dokument i hartuar nga ju sikurse në aspektin e të hyrave, ashtu edhe në aspektin e shpenzimeve, nuk është plan ambicioz, por shumë e shumë një dokument i cili është përshtatje e trendeve, pa strategji zhvillimore e pa vizion fare. Në aspektin e të hyrave, për shembull, është planifikim i varur krejtësisht nga grantet qeveritare, të cilat për tri vitet e ardhshme, domethënë nga viti 2027 deri në vitin 2029, ka shifrën prej 372 milionë euro. Ndërsa të hyrat vetanake për këtë periudhë tri-vjeçare nuk shënojnë më shumë se 138 milionë euro në këtë kornizë, ose vetëm 37 për qind e gjithë buxhetit të paraparë në kornizën afatmesme. Ky planifikim tregon se kryeqyteti në drejtimin tuaj po ndjek trendin pa strategji e pa vizion fare”, tha Osmani.
“Nxënësit e Prishtinës janë katër vite prapa. Kur e kryejnë gjimnazin nuk janë gati as për universitet as treg pune e as për jetë. Janë paraparë të ndërtohen dy shkolla. Ajo që është bërë nga qeverisja e mandatit të kaluar është eksperimenti i Jehona Lushakut për mësimin tërëditor, është një pavarësi e thellë në kryeqytet. Në vend se të planifikohet numri i nevojshëm ajo nuk është bërë. Edhe në këtë mandat që jemi, edhe me ia dhënë edhe pesë mandate të tjera nuk do të zgjidhet kurrë çështja e arsimit në kryeqytet. Sheshi nuk ka qenë prioritet për qytetarët e Prishtinës. U nis si një projekt kurajoz, i cili fillimisht ishte pozitiv pasi po mbyllej një hapësirë në qendër për trafikun në mënyrë që njerëzit të mund të dilnin e të shëtisnin. Megjithatë, ai po përfundon në një projekt që i kushton jashtëzakonisht shumë buxhetit të Komunës së Prishtinës”, tha Shahini.