Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka akuzuar nivelin qendror për bllokim të projekteve të kësaj komune. Në një konferencë për media ku prezantoi të arriturat për vitin 2024 dhe planet për vitin aktual, Rama i ka quajtur të paarsyeshme dhe tendencioze veprimet e qeverisë karshi kryeqytetit.
I pari i Prishtinës, Përparim Rama tha se projekti “Unaza e kryeqytetit” po vazhdon të bllokohet nga qeveria, ndonëse siç u shpreh ai komuna i ka siguruar 40% të buxhetit.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama theksoi se qeveria ka bllokuar edhe projektin për kampusin sportiv.
Krahas sfidave, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama shpalosi edhe disa nga sukseset e punës së tij përgjatë vitit që lamë pas.Sa i takon telasheve me tollovitë e mëdha në trafik me të cilat po ballafaqohet kryeqyteti, i pari i Prishtinës tha se zgjidhja është ndërtimi i unazës së kryeqytetit.
Në konferencën për medie, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama tha se përgjatë vitit 2024 janë ofruar nga shërbimi shëndetësor, 3.4 milionë shërbime, prej tyre mbi 1 milionë analiza laboratorike.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...