Agjencia e Kosovës për Forensikë ka pranuar sot pajisje në formë donacioni për ekspertizë të ADN-së, si pjesë e programit “Zgjidhja e rasteve të personave të zhdukur nga lufta në Kosovë”.
Programi implementohet nga ICMP dhe mbështetet nga BE përmes Ambasadës së Suedisë - programi Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Ambasada e Italisë në Prishtinë.
Pajisjet e pranuara nga ICMP për ekspertiza të ADN-së janë teknologjia e fundit në këtë fushë dhe do të ndikojnë në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, në fushën e hetimit kriminal dhe ekspertizës forenzike sipas standardeve ndërkombëtare ISO17025-2017.
Ky projekt si objektiv kryesor e ka fuqizimin e kapaciteteve vendore në çështjen e testimit të ADN-së lidhur me identifikimin e personave të zhdukur. Vlera totale e kontingjentit të pajisjeve është rreth 38 mijë euroKujtojmë, edhe 26 vjet pas përfundimit të luftës nuk dihet ende për fatin e mbi 1600 personave në Kosovë.