Nesër mbahen zgjedhjet e përgjithshme në tërë territorin e Kosovës. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që prej shpalljes së pavarësisë më 2008. Përmes këtij materiali, ju tregojmë krejt çka duhet të dini për ditën e nesërme.
Vetëm pak minuta kohë ju merr procesi i votimit përmes së cilit i jepni mbështetjen një subjekti politik.
Pasi ta keni mësuar se ku do të votoni, merreni mjetin tuaj të identifikimit dhe drejtohuni në pikën tuaj të votimit. Aty, do ta gjeni edhe njëherë broshurën e cila ofron udhëzimet për mënyrën e votimit.
Keni kujdes, nëse votoni për kandidatë e jo për subjektin politik, vota juaj shpallet e pavlefshme. Gjithashtu, vota konsiderohet e pavlefshme nëse ju e votoni më shumë se një subjekt politik.Ju mund të votoni për dhjetë kandidatë, për dallim prej zgjedhjeve të mëparshme ku votohej vetëm për pesë.
Vendvotimet në Kosovë hapen nga ora 07:00 e mëngjesit dhe mbyllën në orën 19:00. Krejt kjo kohë llogaritet heshtje zgjedhore.
Ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, është 104 mijë e 924. Për herë të parë, diaspora voton nëpër përfaqësi diplomatike.
Në garë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit janë 28 subjekte politike me gjithsej 1280 kandidatë për deputet. E për kryeministër garojnë katër kandidatë./KosovaPress