Ragip Xhaka i jep mbështetje Haki Morinës për deputet
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ragip Xhaka i jep mbështetje Haki Morinës për deputet
xhaka
04/06/2026 - 13:45
Linku u kopjua

Ragip Xhaka, babai i futbollistit të njohur shqiptar Granit Xhaka, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin për deputet Haki Morina në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Përmes një mesazhi publik, Xhaka e ka vlerësuar Morinën si një njeri që ka qenë pranë qytetarëve jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore, por në vazhdimësi.

“Ka njerëz që nuk janë pranë qytetarëve vetëm në kohë fushate, por në çdo kohë. Për mua, Haki Morina është njëri prej tyre. Përkushtimi, ndershmëria dhe gatishmëria e tij për të ndihmuar të tjerët e bëjnë të denjë për besimin tonë”, ka deklaruar Ragip Xhaka.

Ai ka bërë të ditur se mbështet kandidaturën e Haki Morinës, i cili garon me numrin 82 për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në fund të mesazhit të tij, Xhaka i ka uruar sukses Morinës në garën zgjedhore, duke theksuar se Kosova ka nevojë për njerëz të sinqertë dhe përfaqësues që punojnë në interes të qytetarëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026