Qytetarët dalin në protestë për Bekim Metën, pritet vendimi i Gjykatës së Lipjanit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Qytetarët dalin në protestë për Bekim Metën, pritet vendimi i Gjykatës së Lipjanit
protesta
26/06/2026 - 15:31
Linku u kopjua

Para Gjykatës së Lipjanit është duke u mbajtur një protestë në përkrahje të veteranit dhe invalidit të luftës së UÇK-së, Bekim Meta, ku pjesëmarrësit kanë kërkuar trajtim të drejtë të rastit që po shqyrtohet nga gjykata.

Rasti lidhet me një incident që kishte ndodhur në fshatin Magurë. Sipas protestuesve, ngjarja kishte nisur kur një familje e komunitetit rom, pasi kishte përfunduar të pamet për një familjare, një grup personash kanë shkuar në mënyrë të organizuar te shtëpia e Skënder Shahinit, fqinj i Bekim Metës, dhe më pas e kanë sulmuar Shahinin.

Protestuesit thonë se përleshja kishte ndodhur para derës së shtëpisë së Shahinit. Gjatë konfliktit, veterani Bekim Meta kishte vërejtur përleshjen dhe kishte ndërhyrë për të ndarë palët dhe për t’i dalë në ndihmë fqinjit të tij.

Sipas informacioneve, motivi i konfliktit lidhet me një ngjarje të pasluftës. Pretendohet se Skënder Shahini kishte gjetur armë dhe municion në shtëpinë e kësaj familjeje rome dhe më pas i kishte raportuar ato në polici. Po sipas këtyre burimeve, ky veprim dyshohet se kishte krijuar pakënaqësi dhe se sulmi i romëve ndaj Skënderit kishte për motiv hakmarrjen.

Aktualisht, lidhur me këtë rast, para Gjykatës së Lipjanit po përballen Bekim Meta dhe Skënder Shahini, ndërsa pritet vendimi i gjykatës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026