Quaresma kritikon Portugalinë pas eliminimi: Po kthehemi në shtëpi me kokën ulur
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Quaresma kritikon Portugalinë pas eliminimi: Po kthehemi në shtëpi me kokën ulur
Legjenda portugeze Ricardo Quaresma ka kritikuar paraqitjen e kombëtares së Portugalisë pas eliminimit nga Kupa e Botës nga Spanja mbrëmjen e kaluar.
Quaresma u shpreh i zhgënjyer me ekipin, duke kundërshtuar edhe idenë se kjo ishte skuadra më e mirë në historinë e Portugalisë.
“Të gjithë thoshin se kjo ishte skuadra më e mirë në historinë e Portugalisë, por në çfarë mënyre? Çfarë kanë fituar? Ne po kthehemi në shtëpi me kokën ulur”, deklaroi ai.
Ish-futbollisti kritikoi edhe repartet e skuadrës:
“Në mesfushë kemi lojtarë të mëdhenj dhe shumë talent, por në këtë Kupë të Botës ishin shumë, shumë të dobët. Sulmi ishte i njëjtë, ndërsa mbrojtja ishte e humbur.”
Në fund, Quaresma u ndal duke thënë:
“Më e mira është që të ndalem këtu, përndryshe do të them gjëra për të cilat do të pendohem më vonë.”
Ricardo Quaresma, pavarësisht kritikave të tij, mbetet një nga figurat më të rëndësishme të gjeneratës së artë të futbollit portugez.
Me kombëtaren e Portugalisë ai fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2016, trofeun e parë madhor në historinë e vendit, ku luajti një rol vendimtar duke shënuar golin e fitores ndaj Kroacisë në fazën e 1/8-ës.
Kritikat e tij ndaj Portugalisë vijnë nga perspektiva e një lojtari që ka përjetuar sukses me fanellën kombëtare dhe që kërkon më shumë nga një ekip me shumë talent.
KosovaPress