Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, nga data 8 deri 12 qershor 2026, ka realizuar Plani Operativ ‘Ditët e Veprimit të Përbashkët JAD Global Chain 2026 – Qershor 2026’. Aktivitete e këtij plani kanë qenë të koordinuara më EUROPOL, INTERPOL, FRONTEX etj.
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës nga 8 deri më 12 qershor ka realizuar Planin Operativ “Ditët e Veprimit të Përbashkët JAD Global Chain 2026-Qershor 2026”.
Në njoftimin e policisë u bë e ditur se inspektime ka pasur edhe nëpër lokale të muzikave live, qendra të masazhit dhe plan taktik në lidhje me eskortat.
“Gjatë realizimit të planit operativ kanë qenë të angazhuar edhe njësit policore mbështetëse nga: Departamenti i Kufirit DMH, Njësit Speciale NJSO, NJRSH, DHTN dhe zyrtar nga DRP-të, ndërsa bashkëpunim ndërinstitucional: Inspektor nga inspektorati Qendror i tregut -MINT, Inspektorati Qendror i Punës, Inspektor nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe zyrtar nga Qendrat për Punë Sociale”.“Prej këtyre lokaleve të inspektuara 6 lokale janë gjetur të mbyllura, ndërsa për shkelje administrative nga Inspektorët e MINT janë mbyllur 9 lokale te muzikës live. Inspektim i 62 ‘Qendrave të Masazhi’t, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 104 persona, 89 femra dhe 15 meshkuj, prej tyre 60 shtetase të Kosovës ndërsa 45 shtetase të huaj (23 femra shtetase te Shqipërisë, 17 femra shtetase të Tajlandës, 3 femra shtetase të Filipinase, dhe 1 femër shtetase e Malavisë). Prej këtyre lokaleve ‘Qendra Masazhi’, 10 janë mbyllur për shkelje administratave nga Inspektorët. - Gjatë realizimit të këtij plani, nuk është identifikuar ndonjë rast i veprës penale ‘Trafikimit me njerëz’”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton KosovaPress.
Tutje, policia tha se në rastin e kërkim-lomëshës janë arrestuar shtatë femra, ku katër prej tyre shtetase të Shqipërisë, një e Malit të Zi dhe dy të Kosovës, të cilat janë hasur me fëmijët e tyre në rrugë.
“Gjatë realizimit të këtij plani, të gjitha punëtoreve të hasura duke punuar në ‘Lokale të muzikës’, ‘Qendra Masazhi’ dhe ‘Esacorta’ u është dhënë mundësia e deklarimit nëse ndonjëra nga to është viktimë e ndonjë forme të shfrytëzimit (trafikimit), mirëpo nuk ka rezultuar me ndonjë rast”, thuhet në njoftim.