Qeveria ndan mbi 1.1 milion € për rrugë në katër komuna, në tri qeveris Vetëvendosje
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Qeveria ndan mbi 1.1 milion € për rrugë në katër komuna, në tri qeveris Vetëvendosje
Kurti ne qeveriiiii
24/06/2026 - 15:38
Linku u kopjua

Katër komuna të Kosovës, tri nga të cilat qeverisen nga Vetëvendosje, kanë përfituar 1 milionë e 150 mijë euro nga qeveria për të realizuar projekte rrugësh në territoret e tyre.

Nga këto mjete do të përfitojnë Mitrovica e Jugut, Fushë Kosova, Graçanica dhe Obiliqi.

Komuna që ka kryetar Faton Pecin, merrm sipas Ministrisë së Infrastrukturës, 500 mijë euro për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Bajgorë, Rashan, Terstenë, Kutllofc dhe Vllahi.

Ndërkaq, në kuadër të një projekti të përbashkët ndërmjet komunave Fushë Kosovë dhe Graçanicë, do të financohet rehabilitimi i segmentit të rrugës “Agron Rrahmani”, në të parën, dhe rehabilitimi i asaj “Uglari”, në të dytën. Vlera totale e këtij projekti është 200 mijë euro.

Po ashtu, në Komunën e Obiliqit do të investohen 450 mijë euro për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës që lidh Plemetinin me Hamidinë dhe Sibocin, si dhe për ndërtimin e sistemit të ndriçimit publik.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, këto investime synojnë përmirësimin e infrastrukturës lokale, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e këtyre komunave.

Vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve u mor sot në mbledhjen e qeverisë në detyrë, që u udhëhoq nga kryeministri Albin Kurti. /Kosovapress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026