Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme
Foto Ilustruese
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar sot çmimet e derivateve për ditën e sotme në tregun e Kosovës.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e sotme është 1.86 euro, për benzinë 1.44 euro, ndërsa, për gas 0.85 euro.
Pas marrëveshjes së armëpushimit të arritur mes SHBA-së dhe Iranit, çmimet globale të naftës kanë shënuar rënie. Megjithatë, në Kosovë zbritja e çmimeve pothuajse nuk ka reflektuar fare deri më tani. Autoritetet dhe përfaqësuesit e sektorit të naftës kanë shfaqur shpresën për stabilizim gradual të çmimeve në ditët në vijim.
Ndërsa, ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ditë më parë u shprehu besimin që stabilizimi i çmimit të naftës të vazhdojë në ditët në vijim pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit.
Kusari-Lila tha se mekanizimi ekzistues për përcaktim e çmimeve maksimale të lejuara të derivateve të naftës nuk do të lejojë të shkohet mbi normën e përcaktuar.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.