Qeveria mbajti mbledhje elektronike, merr këto vendime
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Qeveria mbajti mbledhje elektronike, merr këto vendime
Foto Ilustruese
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, ndonëse në kohën kur Zyra e Kryeministrit dha njoftimin, kryeministri Albin Kurti po mbante një fjalim të gjatë në seancën e jashtëzakonshme lidhur me çështjen e presidentit.
Sipas njoftimit të publikuar në media në orën 18:53, ekzekutivi ka miratuar vendimin për zgjerimin e listës së mallrave në Aneksin A të Ligjit Nr. 03/L-220, që lidhet me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin e Normës së Akcizës në Kosovë.
Po ashtu, Qeveria ka aprovuar listën e anëtarëve potencialë të Komisionit Shtetëror të Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese.
Në këtë mbledhje është miratuar në parim edhe nisma për Amendamentin Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e parë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.