Komuniteti pakicë nëpër komuna ballafaqohen me probleme mjedisore, pabarazi gjinore, mungesë në vendimmarrje, mungesë të politikave sociale e mosrespektim të gjuhës. Këto janë disa nga telashe që janë identifikuar si të gjetura pas takimeve që Institucioni i Avokatit të Popullit, ka mbajtur në disa komuna të Kosovës, përkitazi me gjendjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, me theks të veçantë të drejtave të komuniteteve.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se nga takimet me qytetarët kanë hasur në një sërë problemesh që i kanë ata. Ai listoi si telashe mungesën e politikave sociale, qasjen në hapësirat publike për personat me aftësi të kufizuara, si dhe kontratën kolektive.Ushtruesja e detyrës së shefes së misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor tha se këto takime me qytetarët i kanë informuar ata më shumë për mandatin e Avokatit të Popullit.
Rashiq teksa foli për strategjinë për përfshirjen e pakicave në institucione u shpreh se ky do të ishte mekanizëm i cili do të siguronte përqindje më të madhe të tyre në institucione.
Meral Tejeci-Çela, këshilltare e lartë juridike në Institucionin e Avokatit të Popullit, tha se problemet mjedisore, përdorimi i gjuhës e pabarazia gjinore janë disa nga problemet e identifikuara nga takimet e realizuara.