Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur ta lërë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e listës opozitare serbe “Bashkë fitojmë” për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit tashmë janë certifikuar disa subjekte politike serbe, përfshirë edhe Listën Serbe dhe partinë e Nenad Rashiqit, “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”.
“Lista opozitare serbe “Bashkë fitojmë” kishte dorëzuar gjithsej 1.087 nënshkrime mbështetëse, por një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk i plotësonin standardet e verifikimit.
Për qindra nënshkrime mungonin të dhënat kontaktuese, ndërsa disa qytetarë të kontaktuar kishin mohuar se kishin nënshkruar formularët.Në përbërje të listës opozitare serbe ishin disa parti dhe iniciativa qytetare, përfshirë Demokracinë Serbe, Lëvizjen Popullore Serbe dhe iniciativën “Veriu për të Gjithë”.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e listës “Bashkë fitojmë” kanë insistuar se kanë dorëzuar mbi 1.400 nënshkrime dhe se kërkesa për numrat e telefonit të nënshkruesve nuk ka qenë praktikë në proceset e kaluara zgjedhore.