Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim 32-orësh me Ukrainën për festën e Pashkëve Ortodokse, pas një oferte të mëparshme nga homologu ukrainas Volodymyr Zelensky për një ndërprerje të armiqësivem, shkruan CNN, transmeton KosovaPress.
Dekreti i Putinit urdhëron forcat ruse të respektojnë një armëpushim nga ora 16:00 e së shtunës (ora 9:00 ET) deri në fund të së dielës.
"Ne nisemi nga supozimi se pala ukrainase do të ndjekë shembullin e Federatës Ruse", shtoi Kremlini.
Presidenti i Ukrainës Zelensky kishte thënë më parë se ia kishte përcjellë ofertën e një armëpushimi të Pashkëve Rusisë nëpërmjet negociatorëve amerikanë.Shtetet e Bashkuara kanë ndërmjetësuar bisedimet midis të dërguarve nga Moska dhe Kievi, ndërsa lufta e Rusisë hyn në vitin e saj të pestë.
Përpjekjet e mëparshme për të siguruar armëpushime kanë pasur pak efekt. Putini shpalli një armëpushim 30-orësh Pashkët e kaluar, të cilin të dyja palët e akuzuan njëra-tjetrën për shkelje.