Punëtorët e "Prishtina Parking" protestojnë për vonesën e pagave, kërkojnë zgjidhje nga Përparim Rama
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Punëtorët e "Prishtina Parking" protestojnë për vonesën e pagave, kërkojnë zgjidhje nga Përparim Rama
protesta
07/07/2026 - 11:53
Linku u kopjua

Punëtorët e Ndërmarrjes "Prishtina Parking" protestuan sot lidhur me mosdhënien dhe vonesën e pagave.

Ata kërkuan pagën e muajit qershorit dhe 70 përqindëshin e pagës të asaj të gushtit të vitit 2025. Sipas tyre, nëse pagat nuk do të ekzekutohen para datës 5, do të protestohet çdo muaj, raporton KosovaPress.

Kryetari i sindikatës së punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, Flamur Hajdari kërkoi zgjidhje edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke shtuar se nuk është kjo hera e parë që kanë probleme me paga.

"Arsyeja pse jemi mbledh sot është se, paga që u dashtë me u ekzekutuar, nuk është ekzekutuar ende. Është data 7 sot, me kontratë kemi të drejtë deri me datën 5 me pritë. Pas datës 5, ende nuk është ekzekutuar. Arsyeja pse na mbledh sot... Nuk janë të gjithë, se disa i kemi lënë nëpër pika për shkak që mos me neglizhuar krejt punën, por sidoqoftë po presim sot gjatë ditës me u ekzekutuar. Qëllimi tonë është që t'i bëj thirrje edhe kryetarit, zotëri Përparim Ramës, që le të reflekton diçka ndaj ndërmarrjes tonë, e cila është... boll jemi në krizë. Nuk është hera e parë që kemi telashe për paga, por thuajse çdo muaj po e pret, a po del, a nuk po del", tha Hajdari.

Ndërsa anëtari i kësaj sindikate, Safet Zuka tha se kjo protestë ka qenë e paralajmëruar.

"Ne kemi pasur, kemi takime, kemi pasur takime të rregullta me sindikatë... me ndërmarrjen gjatë gjithë kohës. Edhe i kemi paralajmëruar, i kemi dhënë një lloj ultimatumi që në qoftë se ndalet rroga, nuk del në kohën e caktuar, ne do të ndërmarrim, që jemi t’u e bë këtë tash", tha Zuka.

Punëtorët u shprehën të indinjuar pasi sipas tyre, ky problem po përsëritet dhe nuk po gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për pagat.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026