Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi me vendimin e panelit gjyqësor të Dhomave të Specializuara në Hagë për ta shtyrë për të paktën dy muaj shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit - ekspertë të drejtësisë ndërkombëtare thonë se shtyrja është e zakonshme për një çështje të kësaj shkalle.
Në Kosovë ndiejnë se një proces gjyqësor - i cili nisi para gjashtë vjetëve me arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi - po zvarritet “panevojshëm” dhe po “zbeh” besimin e tyre në drejtësi.
Gjykata - e cila formalisht është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë – u arsyetua se shtyrja erdhi për shkak të “kompleksitetit të rastit” pa dhënë më shumë shpjegime.
Kompleksiteti i çështjes“Një arsye e zakonshme është sasia e provave, e cila mund të arrijë në dhjetëra mijëra materiale, numri i madh i faqeve dhe vështirësia e argumenteve (kompleksiteti juridik, që kërkon shumë hulumtim dhe diskutim nga hartuesit e aktgjykimit)”, thotë Vukushiq, historiania nga Universiteti i Utrehtit në Holandë dhe njohësja e proceseve gjyqësore për krimet e kryera në ish-Jugosllavi.
Vukushiq – me prejardhje nga Kroacia e cila e ka studiuar thellësisht procesin e Tribunalit të Hagës – thekson se numri i të akuzuarve gjithashtu e rrit ngarkesën e punës së panelit gjyqësor.
Që të katërtit i kanë mohuar këto akuza dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që përfshijnë rreth 155 viktima.
Ish-eprorët e UÇK-së kërkojnë shfajësim në mbyllje të gjyqit në Speciale
Mbi 130 dëshmitarë dëshmuan në këtë gjyq, ndërsa u pranuam me shkrim 160 deklarata të dëshmitarëve të tjerë.
“Mendoj se është kompleks, para së gjithash, sepse keni të bëni me katër të pandehur. Pra, nuk është vetëm një për të cilin duhet të merret vendimi, janë katër. Pra, kjo e bën të ndërlikuar”, vë në pah Holvoet.
Çfarë reagimesh kishte?
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – ndër themeluesit e të cilës ishte ish-presidenti Thaçi – tha se shtyrja ishte “goditje tjetër ndaj besimit tonë në drejtësi dhe një padrejtësi e shtuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së”.
Ajo e quajti atë “dënim i heshtur ndaj tyre përmes vonesave të përsëritura” në një reagim më 6 maj.“Qeveria e Kosovës nuk ka qasje në dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Gjykatën Speciale, e cila nuk karakterizohet nga transparenca për vendit tonë në shërbim të së cilit thuhet se është. Edhe një herë theksoj se Kosova ka nevojë për gjykatë normale, jo për gjykata speciale”, u tha Kurti gazetarëve më 7 maj.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e kritikoi gjithashtu vendimin, duke thënë më 6 maj se ai “thellon një padrejtësi të papranueshme dhe gërryen besueshmërinë e çdo institucioni që pretendon se mbron sundimin e ligjit”.
Por, sipas tij, në këtë rast është shumë e rëndësishme mënyra se si dhe kur Gjykata Speciale njofton për një shtyrje të tillë.
Për këtë shtyrje dymuajshe ajo njoftoi më 6 maj, pak para se të mbusheshin tre muaj nga mbyllja e çështjes.
Rregullorja e procedurës dhe e provave e gjykatës thotë se vendimi i gjykimit shqiptohet brenda 90 ditësh pas mbylljes së çështjes gjyqësore dhe se mund të ketë një zgjatje jo më të gjatë se 60 ditë, përveçse kur është patjetër e nevojshme.
Gjykata në njoftimin e saj tha se 20 korriku nuk nënkupton se aktgjykimi do të shpallet atë ditë, dhe paralajmëroi se mund të ketë shtyrje tjetër nëse është patjetër e nevojshme.
Holvoet thotë se një shtyrje tjetër mund të sinjalizojë mospajtime mes tre gjyqtarëve që duhet të vendosin për aktgjykimin, edhe pse nuk kërkohet njëzëshmëri.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka hasur në kundërshtime të shumta në Kosovë, pasi është parë si e njëanshme, pasi që në të nuk përfshihen krimet e kryera nga serbët në territorin e Kosovës.
“Drejtësi, jo politikë”: Marshi i mijërave njerëzve në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-sëGjithashtu ka pasur protesta kundër këtij procesi në Hagë, në Prishtinë dhe në qytete të tjera.
Mijëra qytetarë morën pjesë në protestën “Drejtësi, jo politikë” në Ditën e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt këtë vit në Prishtinë, në përkrahje të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.