Kryeministri Albin Kurti tha se nuk kanë hezituar që të ngrenë zërin kundër vendimeve të padrejta në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Këto deklarime i bëri ai pas pyetjes së deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, lidhur me këto shqetësime për shkelje të të drejtave të njeriut nga Specialja.
Më pas, deputetja Musliu Shoshi i tha kryeministrit Kurti se “nuk mjaftojnë reagimet në rrjete sociale për çështje kaq të rëndësishme për historinë tonë”.
Kurti tha se nuk janë kursyer për t’i mbrojtur krerët e UÇK-së.“Fillimisht i përmende fondet. Janë jashtëzakonisht të rëndësishme, mirëpo e ke pasur mundësinë me e rrit fondin mbrojtës, sepse e din dhe je njoftu në detaje që nuk është i mjaftueshëm. Krejt fuqinë e ke me zhbë atë gjykatë, pasi që je aq shumë kundër saj dhe e thatë që nuk e ke votuar. Pse nuk e merr iniciativën me zhbë atë gjykatë? E dimë të gjithë standardet të cilat janë duke i aplikuar. Kryeministër mbi të gjitha duke i mbrojtur çlirimtarët tanë, e ki parasysh që e mbron historinë dhe mbron të drejtën tonë për të qenë shtet, e mbron luftën tonë çlirimtare, e mbi të gjitha kryeministër mbron të ardhmen e këtij vendi”, tha ajo.