PSD me aksion simbolik, Molliqaj për PDK-në: Uran Ismaili udhëheq “klikën”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
PSD me aksion simbolik, Molliqaj për PDK-në: Uran Ismaili udhëheq “klikën”
Uran Ismaili
13/05/2026 - 12:02
Linku u kopjua

Në aksionin e sotëm të Partisë Socialdemokrate në Prishtinë, cak ishte Partia Demokratike e Kosovës.

Dardan Molliqaj kryetar i PSD-së tha se Bedri Hamza vetëm kryetar i kësaj partie nuk është sepse sipas tij, ky subjekt politik drejtohet nga klikë.

Bazuar në fotot që u shpalosën në këtë aksion, këtë "klikë" e udhëheq Uran Ismaili, ndërsa anëtarë të saj janë Vlora Çitaku, Abelard Tahiri dhe Memli Krasniqi.

"Qysh edhe e dini, partia më e madhe opozitare, asnjë kauzë, asnjë protestë, asnjë çështje të rëndësishme nuk e ka ndier. Shtrohet pyetja pse po i ndodh kjo Partisë Demokratike të Kosovës? Arsyeja më e thjeshtë dhe më e qëndrueshme është se këtë kryetar... është veç fytyra qysh keni me e parë sot, por realisht Partinë Demokratike të Kosovës e ka kapur një klikë, e cila e udhëheq...Udhëheqësi i klikës së PDK-së edhe i klanit brenda PDK-së është Uran Ismaili. Paramendojeni, nga katër anëtarët e kësaj klike, dy prej tyre as nuk garojnë: njëri ka qenë kryetar partie, tjetri ka qenë shef i grupit, ministra... as nuk hyjnë në garë fare, por janë vendimmarrësit në këtë parti", tha Molliqaj.

Këtu kishte edhe një qytetar që ishte i interesuar të dijë se kë po e kundërshton PSD-ja, pozitën apo opozitën.

Molliqaj u përgjigj duke thënë se e kundërshtojnë opozitën sepse sipas tij, nuk po kryejnë funksionin e tyre.

Lajmi në zhvillim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026