Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti në Tiranë, deputetët goditen me vezë
4-Fourth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti në Tiranë, deputetët goditen me vezë
ewsds
02/07/2026 - 11:15
Linku u kopjua

Përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë paraditen e sotme (e enjte) përpara Parlamentit teksa deputetët do të mblidhen në seancën e radhës parlamentare.

Disa pre protestuesve kanë goditur me vezë deputetët, çka ka bërë që policia të reagojë duke i shoqëruar në komisariat.

Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që Policia të përdorte edhe spray lotsjellës.

Një pjesë e protestuesve janë nisur drejt komisariat nr.1 në Tiranë, pas shoqërimit nga policia mëngjesin e sotëm të disa prej tyre.

Ata shihen teksa mbajnë në duar bikerina vezësh e duke marshuar drejt komisariatit, shkruan TCh.

Ndërkohë një pjesë tjetër e tubuesve vijojnë të qëndrojnë jashtë ambienteve të Kuvendit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026