Protesta qytetare e nisur kundër projektit turistik në zonën e Zvërnecit ka shënuar ditën e saj të 16-të radhazi të tubimeve në kryeqytet. Ky reagim erdhi si pasojë e kundërshtimit të ndërtimit të një resorti të parashikuar në këtë zonë, investim masiv ky që kap vlerën e 4 miliardë dollarëve.
Sipas dinamikës së terrenit, marshimi nisi me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, nga ku ata marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë artikuluar thirrje për ndryshime rrënjësore politike e ligjore në vend.
Kërkohet rishikimi dhe shfuqizimi i paketave ligjore që lidhen me investimet strategjike dhe mjedisin në Shqipëri; dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe reformimin e lidershipit politik.Retorika e qytetarëve gjatë protestave të këtyre ditëve ka pasur si emërues të përbashkët disa thirrje dominuese:
“Rama jepe dorëheqjen”, “Narta, Zvërneci në fyt do ju ngecin”, “Shqipëri e re” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.