Protesta e PD-së, arrestohen 11 persona dhe lëndohen 5 policë
Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Protesta e PD-së, arrestohen 11 persona dhe lëndohen 5 policë
policia
18/04/2026 - 13:00
Linku u kopjua

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë 11 shtetas dhe ka proceduar penalisht 15 të tjerë, pas incidenteve të ndodhura gjatë një tubimi të zhvilluar më 17.04.2026 në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë tubimit disa pjesëmarrës kanë hedhur lëndë djegëse (molotovë) dhe mjete piroteknike në drejtim të godinës së Kryeministrisë, si dhe ndaj forcave të policisë të angazhuara për ruajtjen e rendit publik.

Si pasojë e sulmeve, janë dëmtuar 5 punonjës policie, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje, policia ka sekuestruar 45 molotovë të përgatitur për përdorim të mëtejshëm.

Policia bën të ditur se ndaj të arrestuarve dhe të proceduarve janë ngritur disa vepra penale, përfshirë “goditje për shkak të detyrës”, “prishje të qetësisë publike” dhe “shkatërrim prone me zjarr”.

Po ashtu, materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026