Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u shpreh se qeveria duhet të dëgjojë kritikën dhe shqetësimet e qytetarëve, por nuk duhet të udhëhiqet nga zhurma apo nga ndikimi i rrjeteve sociale.
Ai theksoi se një qeveri nuk duhet të mbyllë veshët, por as të dorëzojë drejtimin e saj përballë presioneve të zhurmës.
“Ka një përzierje të hatashme ndërkombëtare, vijnë njerëz nga Kosova, Maqedonia për të shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve, ndërkohë njerëzit që flasin me arsye e kuptojnë shumë mirë që këtu ka diçka që nuk shkon.
Një qeveri nuk ka të drejtë të mbyllë veshët, por duhet të dëgjojë edhe atë që thuhet në sheshin e xhirmieve, është shumë e qartë që janë dëgjuar.Nuk ndërtohet një shtet si ai që po ndërtojmë për ta bërë të dështojë vendin tonë, nëse qeveria merr drejtim nga era që fryn. Në një grup udhëheqës shkohet deri në fund.
Një nga gjërat që unë pres të mos kem nevojë kur të mos jem në këtë detyrë është që të mos kem nevojë t’i trokas algoritmit”, tha Rama, raporton Eurones Albania.