YIHR: Mbrojtësit e të drejtave të njeriut po përballen me sfida
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
YIHR: Mbrojtësit e të drejtave të njeriut po përballen me sfida
YIHR 110626
11/06/2026 - 10:02
Linku u kopjua

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) ka organizuar Forumin Rajonal të Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, organizatave të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë nga rajoni, raporton KosovaPress.

Drejtoresha e YIHR KS, Marigona Shabiu, tha se mbrojtësit e të drejtave të njeriut po përballen me sfida gjithnjë e më të mëdha, përfshirë sulme dhe kërcënime për shkak të angazhimit të tyre.

Ndërkaq, zëvendësi i Avokatit të Popullit, Niman Hajdari theksoi se në një shoqëri demokratike mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë rol të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e lirive dhe në forcimin e sundimit të ligjit.

Përfaqësuesi i UNMIK-ut, Peter N.Due tha se UNMIK-u mbetet i përkushtuar për të mbështetur paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e besimit ndërmjet të gjitha komuniteteve në Kosovë, ndërsa mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut mbeten shtyllë qendrore e këtij angazhimi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026