Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përkatësisht Departamenti për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke përcjellë me vëmendje informacionet e publikuara lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila ishte vendosur në sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë.
“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe me mandatin e Prokurorit te Shtetit, kjo çështje do t'i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale”, thuhet në reagimin e Prokurorisë Speciale.
Mëngjesin e sotëm, ekipet e kryeqytetit kanë ndërmarrë këtë aksion për largimin e tabelave të ekspozitës.
Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e vendosur në sheshet e Prishtinës, mbrëmë ka ngjallur reagime të shumta, madje disa qytetarë kanë dal duke fshehur të dhënat e pasakta për viktimat në Burgun e Dubravës dhe ato në Krushën e madhe.Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka thënë se “Përmbajtja dhe qëndrimet e paraqitura në kuadër të ekspozitës mbeten përgjegjësi e autorëve dhe organizatorëve të saj”.
Për të gjitha këto reagime, organizatori i kësaj ekspozite, Shkëlzen Gashi tha se “Lista e vetme që kemi deri më tani është lista e hartuar nga organizata joqeveritare Humanitarian Laë Center (HLC), e udhëhequr nga Natasha Kandiq, të cilës Kryetari i Komunës së Prishtinës ia ka dhënë çelësin e Prishtinës”.