Policia shqiptare dhe ajo italiane thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit
Shqipëri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Policia shqiptare dhe ajo italiane thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit
skender hita
18/06/2026 - 12:09
Linku u kopjua

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skender Hita,  ka zhvilluar një takim me  drejtues të lartë të Policisë italiane, ku është vlerësuar niveli i lartë i bashkëpunimit mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe kapjes së shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar të Policisë italiane, Lorenzo Bucossi dhe Drejtori i Shërbimit Qendror Operativ të Policisë së Shtetit italian, Marco Cali.

Sipas  njoftimit të Policisë, në takim u vlerësua po ashtu edhe funksionimi I skuadrave të përbashkëta hetimore, në të cilën , policia shqiptare ka numrin më të madh të këtyre skuadrave me autoritetet italiane, tregues që dëshmon nivelin e lartë të besimit reciprok dhe efektivitetin e bashkëpunimit mes dy policive.

“Palët vlerësuan bashkëpunimin e suksesshëm për monitorimin ajror dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, model i cili ka dhënë rezultate të prekshme dhe është vlerësuar gjerësisht nga partnerët ndërkombëtarë.”, thuhet të njoftimin e Policisë së Shqipërsië.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që autoritetet italiane i kanë dhënë Policisë së Shtetit në forcimin e punës dhe aftësive profesionale . Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen për Akademinë e Sigurisë përmes literaturës profesionale, shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira në edukimin policor.

Në fund të takimit, siç bëhet e ditur, palët riafirmuan angazhimin për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik, rritjen e shkëmbimit të informacionit dhe zhvillimin e iniciativave të reja të përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë me karakter ndërkombëtar.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026