Projektet me interes për dy shtetet, Kurti nesër viziton Maqedoninë e Veriut
Lexohet për: 1 min.
0-Albin-Kurti-4422-1-of-18-17
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti do të qëndrojë nesër për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, pak ditë pas incidentit në Aeroportin e Shkupit me presidenten Vjosa Osmani, e cila po e shfrytëzonte të njëjtin për një udhëtim privat.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka thënë për KosovaPress se gjatë kësaj vizite, për realizimin e së cilës është dakorduar më datën 20 korrik, kryeministri Kurti do të shoqërohet nga ministra të kabinetit qeveritar.

“Atje (Kurti) do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut (Hristian Mickoski), me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet”, ka thënë Kryeziu.

Kujtojmë, incidenti në Aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës ndodhi pasi sigurimi i aeroportit, i kërkoi Vjosa Osmanit të dorëzojë telefonin e saj personal.

MPJD e Kosovës i ka dërguar notë proteste Shkupit zyrtar, duke kërkuar sqarime lidhur me këtë rast, ndërsa autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se policia dhe prokuroria do të hetojnë rastin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024