Prishtina pret Evropën, 12 kombëtare në garë për titullin e Kampionateve Evropiane në hendboll U20
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Prishtina pret Evropën, 12 kombëtare në garë për titullin e Kampionateve Evropiane në hendboll U20
New Project - 2026-07-12T113220.797
12/07/2026 - 11:33
Linku u kopjua

Prishtina është gati të mirëpresë një nga ngjarjet më të rëndësishme të hendbollit evropian për grupmoshat e reja.

Për tetë ditë me radhë, kryeqyteti i Kosovës do të jetë nikoqir i dy Kampionateve Evropiane U20 të organizuara nën ombrellën e Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF).

Gjithsej 12 kombëtare do të garojnë në “Men’s 20 EHF Championship I” dhe “Men’s 20 EHF Championship II”, me ndeshjet që do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Kampionatet nisin të dielën me përballjen mes Sllovakisë dhe Luksemburgut, e cila zhvillohet nga ora 09:15 dhe shënon fillimin zyrtar të garës.

Në kuadër të nivelit të dytë, gjatë ditës së parë do të zhvillohen edhe takimet Finlanda – Britania e Madhe (11:30) dhe Belgjika – Bullgaria (13:45).

Ndërkohë, në nivelin më të lartë të garës, “Men’s 20 EHF Championship I”, programi nis me ndeshjet Italia – Estonia (16:00), Holanda – Kosova (18:15) dhe Mali i Zi – Gjeorgjia (20:30).

Vëmendja kryesore e publikut vendas do të jetë te debutimi i Kombëtares së Kosovës U20, e cila do të përballet me Holandën.

Para kësaj sfide, nga ora 18:00 do të zhvillohet ceremonia hapëse e kampionateve.

Federata e Hendbollit e Kosovës, në bashkëpunim me EHF-në, ka përfunduar të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij eventi madhor.

Kosova edhe një herë konfirmohet si një organizatore e denjë e garave ndërkombëtare, ndërsa Prishtina do të jetë për disa ditë qendra e hendbollit evropian.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026