Ja kur zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalet në hendboll për "Final4"
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ja kur zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalet në hendboll për "Final4"
Federata e Hendbollit e Kosovës ka përcaktuar orarin e ndeshjeve të turneut final "Final4", të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll, i cili do të zhvillohet këtë fundjavë në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Në konkurrencën e femrave, programi nis të shtunën në ora 14:00 me përballjen ndërmjet Istogu dhe Shqiponja. Ndërkohë, gjysmëfinalja e dytë e hendbollisteve luhet nga ora 18:00 mes Samadrexhës dhe Ferizajit.
Ndërkohë në konkurrencën e meshkujve, ndeshja e parë gjysmëfinale zhvillohet në ora 16:00 ndërmjet Besa Famgas dhe Prishtina.
Vëmendja kryesore pritet të jetë në përballjen e dytë gjysmëfinale, ku nga ora 20:00 përballen Rahoveci dhe Kastrioti, një duel që premton rivalitet dhe emocione të mëdha.
Finalja e femrave është paraparë të nisë nga ora 17:15, të dielën, derisa edhe finalja e madhe e meshkujve zhvillohet nga ora 20:15.
"Final4" i Kupës së Kosovës pritet të kurorëzojë kampionët e rinj dhe të dhurojë një spektakël të ndeshjeve.
KosovaPress