Prishtina nis fazën e tretë të dezinsektimit, ja kur do të spërkaten zonat e kryeqytetit
Shëndetësi
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Prishtina nis fazën e tretë të dezinsektimit, ja kur do të spërkaten zonat e kryeqytetit
728212995_1056093206965220_5571355600622412479_n
25/06/2026 - 12:00
Linku u kopjua

Komunës së Prishtinës ka njoftuar se faza e tretë e dezinsektimit hapësinor për vitin 2026 do të fillojë më 29 qershor, duke nisur nga ora 20:00, sipas planit dinamik të operimit.

Komuna ka bërë të ditur se hedhja e larvicideve do të realizohet më 29 dhe 30 qershor, duke filluar nga ora 09:00, me qëllim të kontrollit dhe reduktimit të insekteve në territorin e kryeqytetit.

Autoritetet komunale kanë theksuar se realizimi i aktiviteteve do të varet nga kushtet atmosferike, prandaj mund të ketë ndryshime në datat dhe oraret e parapara.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të informuar dhe të bashkëpunojnë gjatë zhvillimit të këtij procesi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026