Kitë verë, Prishtina do të pres një prej programeve më të gjëra muzikore të Sunny Hill Festival, me yje ndërkombëtare, DJ të njohur botëror, artistë shqiptarë dhe zëra të rinj që po i japin forme skenës lokale.
Sunny Hill Festival ka zbuluar zyrtarisht programin e plotë për edicionin e vitit 2026, i cili do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Sunny Hill Festival Park, Prishtinë.
Në Sunny Hill Stage, festivali sjell emrat kryesorë të edicionit, përfshirë Katy Perry, Leëis Capaldi, Martin Garrix, Dhurata Dora, Blanco, Esdeekid, Tyson O’Brien dhe artistë të tjerë që përfaqësojnë energjinë kryesore të programit. Kjo skenë mbetet hapësira ku takohen yjet ndërkombëtarë, artistët më të dashur shqiptarë dhe publiku i madh i festivalit.
Në anën tjetër, C4 Stage e forcon identitetin elektronik të Sunny Hill Festival, me emra si Seth Troxler, PAËSA, Adam Port & Rampa, Carlita, Salome Le Chat, Tommy Gold, Gjin dhe Kamelia. Ky program sjell në Prishtinë një pjesë të rëndësishme të skenës elektronike ndërkombëtare, duke e bërë festivalin destinacion edhe për publikun që ndjek tingujt e house, techno dhe performancat e klubeve e festivaleve më të njohura.artistët në rritje. Përmes The Next Stage dhe The Satellite, Sunny Hill Festival krijon vend për emra si Asgjë Sikur Dielli, La Fazani, Sytë, Bana Zahiti, Erëza, Jolle, Rrezze, The Milk Snatchers, Anitë, Artssassin, Halfpint, Locky, Malix, Nautica, Sindicato Del Baile, Uran B dhe Us Tëo, duke e bërë programin jo vetëm ndërkombëtar, por edhe të lidhur ngushtë me skenën muzikore vendore dhe rajonale.
Ky kombinim e bën edicionin e vitit 2026 një nga programet më të plota të Sunny Hill Festival deri më tani. Në të njëjtin festival, publiku do të ketë mundësi të ndjekë emra të mëdhenj botërorë, artistë të njohur shqiptarë, DJ të skenës elektronike dhe performues të rinj që po ndërtojnë identitetin e tyre muzikor.
Në të njëjtën kohë, festivali luan rol në mënyrën se si Kosova prezantohet jashtë vendit: si një destinacion i ri, energjik dhe gjithnjë e më i pranishëm në hartën kulturore të rajonit.