Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial "Zahir Pajaziti", nisin hetimet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial "Zahir Pajaziti", nisin hetimet
Kompleksi Memorial Zahir Pajzaiti
Foto Ilustruese
08/07/2026 - 09:00
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dëmtimit të pronës në Kompleksin Memorial "Zahir Pajaziti" në Orllan të Podujevës, përcjell KosovaPress.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar për periudhën nga 30 maji deri më 30 qershor 2026. Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në objektin përcjellës, përkatësisht në kullë, kanë konstatuar disa dëmtime në tavan dhe në korridorin e objektit.

"Kompleksi Memorial-Zahir Pajaziti, Orllan  Podujevë  30.05.2026-30.06.2026. Njësitetpolicore, pas pranimit të informatës, lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në objektin përcjellës-në kullë ka vërejtur disa dëmtime nëpër tavan dhe në korridorin e objektit. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin", thuhet në raport.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026