Policia e Kosovës bën të ditur se nesër, me rastin e vizitës zyrtare në Kosovë të Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, do të angazhojë kapacitetet e nevojshme policore për garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe menaxhimin dhe rregullimin e trafikut.
Sipas njoftimit, për të mundësuar zhvillimin e sigurt të aktiviteteve të parapara gjatë vizitës, Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa të përkohshme të kontrollit dhe rregullimit të trafikut.
“Policia e Kosovës do të punojë në koordinim me institucionet përkatëse për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës dhe për të minimizuar ndikimin e masave të sigurisë në lëvizjen e qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe të të gjithë pjesëmarrësve në trafik, si dhe respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë në terren.Nesër në orën 11:00, Ushtruesja e Detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.