Presioni i Beogradit ndaj serbëve në Kosovë, Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime e shantazhe
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Presioni i Beogradit ndaj serbëve në Kosovë, Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime e shantazhe
Albin Kurti 20052026
Foto Arkiv
20/05/2026 - 14:42
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se terrorin që është duke e bërë Beogradi mbi serbët e Kosovës e kanë të dëshmuar prej vetë ankesave të serbëve, derisa shtoi se asnjëherë më parë s’ka pasur më shumë kërcënim e shantazhe sikurse tani.

Këto  deklarata Kurti i bëri në një konferencë për media kur u pyet lidhur me arrestimin e gjashtë serbëve të Graçanicës, të dyshuar për presion, të martën.

“Unë besoj se fjala e ministrit për Komunitete dhe Kthim në mbledhjen e Qeverisë mbi trysninë e madhe që po ushtrohet ndaj serbëve të Kosovës, që patjetër të votojnë Listën Serbe dhe askënd tjetër, si dhe masat që po i ndërmerr Serbia, duke përfshirë edhe përcjelljen e rrjeteve sociale të secilit zyrtar shtetëror, të secilës figurë publike dhe të secilit politikan serb, janë vërtet alarmuese. Ky lloj presioni që po e bën Beogradi zyrtar mbi serbët e Kosovës e kemi të dëshmuar edhe nga vetë ankesat e tyre. Ky fenomen ka marrë përmasa të mëdha prej kohës që unë jam kryeministër. Kurrë nuk ka pasur më shumë kërcënime e shantazhe. Në anën tjetër ju e dini që Serbia vazhdimisht mundohet të ketë elemente të saj që të krijojë dualizma brenda territorit tonë të Republikës dhe ato janë veprime ilegale në shtetin tonë të pavarur”, ka shtuar Kurti, raporton KosovaPress.

E, sa i përket hapave të ndërmarrë për formimin e xhandarmërisë së Kosovës, Kurti paralajmëroi se shumë shpejt do të publikohen detaje.

Ai ka thënë se koncept-dokumenti, grupi punues dhe të gjitha hollësitë e tjera do të prezantohen së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,

“Koncept-dokumentin, grupin punues dhe hollësitë do t’ju njoftojmë shumë shpejt. Ka kohë që ne e kemi menduar këtë gjë. Të gjitha detajet lidhur me idenë tonë do t’i prezantojmë së bashku me ministrin e Brendshëm”, ka deklaruar ai.

E, ideja për formimin e xhandarmërisë Kurti tha se është menduar prej kohësh.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026