Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO (NALT), gjeneral brigade Dr. Sven Lange, si dhe përfaqësuesen e NATO-s, Blanca Hereza Atienza.
Gjatë takimit, Osmani shprehu mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, duke vlerësuar veçanërisht mbështetjen e NALT-it në zhvillimin e institucioneve të sigurisë dhe në profesionalizimin e Forca e Sigurisë së Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Dr. Sven Lange, si dhe Përfaqësuesen e NATO-s, znj. Blanca Hereza Atienza
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Dr. Sven Lange, si dhe Ud. Shefen e Operacioneve Aktuale në Stafin Ndërkombëtar, Divizioni i Operacioneve në Selinë e NATO-s, znj. Blanca Hereza Atienza.Presidentja vlerësoi në mënyrë të veçantë punën dhe përkushtimin e gjeneral brigade Dr. Sven Lange, i cili po e përmbyll me sukses mandatin e tij njëvjeçar si Drejtor i NALT-it. Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, ajo e falënderoi atë për kontributin e çmuar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.
Presidentja ritheksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për paqe, stabilitet dhe vlerat euroatlantike, si dhe për integrimin në NATO.