Tahiri: Seanca për presidentin, cenim i rendit kushtetues
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tahiri: Seanca për presidentin, cenim i rendit kushtetues
tahiri
27/04/2026 - 22:45
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se seanca e jashtëzakonshme e cila u mbajt sonte për zgjedhjen e presidentit është një cenim i rendit kushtetues, “i cili nuk është dashur të ndodhë”.

Ndërkaq, në seancën që do të vazhdohet të martën në ora 10:00 ai tha se AAK nuk merr pjesë në këtë veprim antikushtetues.

Deputeti Tahiri tha se ky akt për AAK-në shënon një ndër shkeljet më të mëdha të kushtetueses.

“Ajo çka ndodhi sonte në Kuvendin e Kosovës nuk është dashur të ndodhë, është një gabim i madh.. Kjo situatë kaq serioze, kaq e rrezikshme për demokracinë e vendit pa asnjë dyshim është cenim i rendit kushtetues dhe një tentim grusht shteti. Për AAK ky akt shënon jo vetëm një ndër shkeljet më të mëdha kushtetuese por edhe sulmin më të madh që i është bërë kushtetutës së Kosovës. AAK në këto rrethana do ti marr të gjitha veprimet e mundshme që të parandalojë një veprim të tillë”, tha Tahiri.

Përveç kësaj, Tahiri këtë seancë e quajti “puç kushtetues”.

“AAK e ka përcjellë me kujdes sot këtë seancë dhe është sjellë në konfrom të rregullit demokratik. Kjo që ka ndodhur sot është puç cenim i kushtetutës dhe në këtë veprim antikushtetues ne nuk marrim pjesë”, tha ai. /A. Shala/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026