Prenga: E respektoj Joshuan, por në ring nuk kam respekt për askënd
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Prenga: E respektoj Joshuan, por në ring nuk kam respekt për askënd
New Project - 2026-07-21T161748.545
21/07/2026 - 16:19
Linku u kopjua

Boksieri shqiptar i peshave të rënda, Kristian Prenga, ka folur para duelit me Anthony Joshuan. Në një video promovuese ai ka dhënë një mesazh të fortë.

"Unë e respektoj Anthony Joshuan, është një ndër boksierët më të mëdhenj në botë, por në ring nuk kam respekt për asnjë njeri në botë, as për babain tim", tha Prenga.

Dueli Anthony Joshua vs Kristian Prenga zhvillohet këtë të shtune me 25 korrik dhe shënon rikthimin e boksierit britanik.

Sipas The Sun, kjo është ndeshja e parë e tij pas aksidentit tragjik në dhjetor dhe pas fitores me nokaut ndaj Jake Paul.

Joshua është favorit, por Prenga vjen me bilanc 20 fitore e 1 humbje dhe shtat 1.96 metra. Nëse Joshua fiton, pritet të zyrtarizohet superdueli me Tyson Fury.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026