Policia në veri ndalon një automjet të raportuar si të vjedhur
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Policia në veri ndalon një automjet të raportuar si të vjedhur
Foto Ilustruese
Sot, Qendra e Thirrjeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, ka pranuar informacion për një automjet me targa vendore, i cili ishte raportuar si i vjedhur në Fushë Kosovë.
Sipas policisë në lidhje me këtë informacion, janë ndërmarrë veprime operative në terren, ku si rezultat i reagimit të shpejtë dhe veprimeve profesionale të zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, është arritur të ndalohet automjeti në qytetin e Mitrovicës së Veriut, përcjell KosovaPress.
“Lidhur me rastin, në stacion policor, në cilësinë e të dyshuarit është shoqëruar personi A. H. (2006) drejtuesi i automjetit. Meqenëse rasti ishte iniciuar në Fushë Kosovë, lënda i është transferuar për trajtim të mëtejmë Stacionit Policor në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si dhe në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.