Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka dalë në mbrojtje të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, lidhur me incidentin që ky i fundit pati javën e kaluar me kryetarin e degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani.
Në “Intervista Zgjedhore’ për KosovaPress, Berisha deklaroi se reagimet e ashpra ndaj ish gjeneralit të UÇK-së janë rezultat i gjuhës fyese dhe etiketimeve politike ndaj tij. Në këtë kontekst, politikani nga AAK i referohet përdorimit të shprehjes “Sami Serbia” për Lushtakun nga Mehani i Vetëvendosjes.
Inetervisten e plotë mund ta ndiqni këtu:
Duke mbrojtur këtë gjuhë të Haradinajt ndaj Kurtit, Berisha tha se ajo bazohet në argumente dhe fakte.
“Ne kemi argumente plot. Edhe zoti Haradinaj ti mundesh veç me keqkuptuar nëse don. Mirëpo i ka thënë që ky veprim, për shembull kemi folur për energjinë. Ne kishim mundur sot me pas një termocentral, e cila ka qenë investim i huaj, me ContourGlobal, që ka qenë diku rreth 1 miliard, e që tash, sikur të kish ecë ajo kontratë, ne e kishim paguar rrymën 10-fish më lirë edhe ishim qenë duke konsumuar rrymë, energji të Kosovës më lirë se krejt vendet e rajonit e të Evropës... 19:20 Domethënë njeriu që ia bën këto dëme vendit, çka duhet me i thënë? Ne megjithatë jemi në politikë. Ne nganjëherë duhet me i thënë ti zotëri, këtu e ke gabim, këto po i shkojnë përshtati armikut. E duhet me i thënë edhe ne jemi deputetë edhe folim hapur edhe zoti Haradinaj foli hapur. Këto kanë qenë dëme. Po kjo është ordinere”, deklaron ai.
“Zoti Kurti kurrë nuk ka dalë me shpjegu, veç dy fjalë me thënë, a i ka qenë në Binxh një natë? Ka njerëz plot që kanë dilema. Unë nuk e kam ditur atë punë, i mbuluar me qebe. A e di çfarë i thonë këta? Janë qenë te një familje serbe, ata krejt rastësisht ishin qenë punëtorë të BIA-s. Tash, pse nuk del ky kryeministri i Kosovës, menaxhon me krejt buxhetin tonë, me jetën tonë, me krejt çështjet, domethënë sociale e të sigurisë e gjitha edhe me drejtësinë, menaxhon ose qeverisë me këtë popull. Pse nuk kallëzon aty me thënë, nuk ka qenë qashtu, ose në koftë qenë, me kallëzu e ka me borxh këtij populli me i treguar. Sami Lushtaku nuk është nxënë në Binxh me qebe...Te kjo energjia se po insiston te zoti Haradinaj. Këtu kanë mundur me na kushtuar, ndoshta i kemi thënë do sende para vakti. Veçse zoti Haradinaj ka qenë kryeministër i Kosovës. Unë kam qenë kryetar i komisionit të sigurisë. Ne i dimë do gjëra. Domethënë ne, mundet me qenë dilema, mundesh me pas ti dilema, mundesh me i quajtur pretendime ose spekulime. Po ne nuk folim me spekulime, as nuk folim me pretendime... Po e normalisht që ai e din diçka edhe Ramushi nuk dëshiron me dalë me jetu jashtë, ai don me jetu këtu në Kosovë”, përfundon Berisha./KosovaPress/