Plagosja në Pejë, Policia në kërkim të tre të dyshuarve
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Plagosja në Pejë, Policia në kërkim të tre të dyshuarve
policia e kosoves-logo-ilustrim
12/01/2026 - 14:35
Linku u kopjua

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar për plagosjen që ka ndodhur dje në Pejë.

Policia ka publikuar të dhënat e personave të kërkuar të cilët janë: Arian (Misin) Qelaj, i lindur më 20.06.1981 në fshatin Maznik, Deçan, Yll (Arian) Qelaj, i lindur më 29.07.2003 në fshatin Maznik, Deçan, Altin (Rifat) Qelaj, i lindur më 01.10.2005 në fshatin Maznik, Deçan. Ata po kërkohen për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e organit të sigurisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026