“Pjesëmarrja më e ulët në pesë vitet e fundit”, DnV publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Pjesëmarrja më e ulët në pesë vitet e fundit”, DnV publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve
dnv-foto
07/06/2026 - 21:34
Linku u kopjua

Organizata Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e 7 qershorit, raporton KosovaPress.

Në konferencën e fundit për media për ditën e sotme, nga DnV u tha se Lëvizja Vetëvendosje është e para me 42.7 për qind të votave, me marzh gabimi prej 1.7 për qind, e pasuar nga  PDK me 21.5 për qind, LDK -ja me 17.7 për qind, AAK 7.1 %

“Pjesëmarrja në këtë proces zgjedhor është më e ulëta në pesë vitet e fundit apo në të gjitha këto zgjedhje që i kemi pasur deri tash. Duke pasur parasysh se sot pjesëmarrja ka qenë 37%. Në këtë përqindje nuk është përfshirë dalja e votuesve që kanë votuar me kusht dhe atyre që kanë votuar nga jashtë vendit. Rikujtojmë se dalja e votuesve në zgjedhjet e parlamentare të 28 Dhjetorit 2025 sipas DnV-së ishte 45%, 8% më e lartë se në këto zgjedhje. Në zgjedhjet e 9 shkurtit në intervalin e njejtë kohor ishte 44.1%, ndërsa dalja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2021 ishte 48,78%”, tha Ismet Kryeziu nga DnV.

Ai shtoi se këto zgjedhje kanë shënuar rënie të ndjeshme të rasteve të votimit me asistencë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026