Pesë vite nga triumfi historik i Distria Krasniqit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Pesë vite nga triumfi historik i Distria Krasniqit
Distria Krasniqi
24/07/2026 - 13:07
Linku u kopjua

Federata e Xhudos së Kosovës ka kujtuar pesëvjetorin e një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e sportit kosovar, medaljen e artë olimpike të Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Më 24 korrik të vitit 2021, Krasniqi shkroi historinë duke u shpallur kampione olimpike në kategorinë deri në 48 kilogramë, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë të artë në ato Lojëra Olimpike dhe një tjetër sukses të madh në skenën ndërkombëtare.

Në njoftimin e saj, Federata e Xhudos ka vlerësuar këtë triumf si një moment të veçantë për sportin e Kosovës, të arritur nën drejtimin e kryemjeshtrit Driton Kuka.

“Një triumf historik, nën drejtimin e Kryemjeshtrit Driton Kuka, që vazhdon të na bëjë krenarë edhe sot”, thuhet në postimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.

Suksesi i Krasniqit në Tokio ishte medalja e dytë olimpike e artë për Kosovën, pas asaj të fituar nga Majlinda Kelmendi në Rio 2016, duke e konfirmuar xhudon si sportin më të suksesshëm në historinë olimpike të vendit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026