Volejboll: Mesjava e gjysmëfinaleve të treta
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Volejboll: Mesjava e gjysmëfinaleve të treta
Volejboll
22/04/2026 - 12:33
Linku u kopjua

Këtë mesjavë do të përcaktohen finalistët e play-off-it në Superligën e meshkujve në volejboll, pasi në program janë ndeshjet e treta dhe vendimtare të gjysmëfinaleve.

Pas dueleve të para, gjithçka mbetet e hapur dhe katër skuadrat do të luftojnë për biletën drejt finales në dy përballje që pritet të jenë tejet të forta dhe emocionuese.

Sot më 22 prill, Ferizaji pret Dritën në palestrën “Bill Klinton”, për përballjen vendimtare të këtij edicioni, ndeshje kjo e cila zhvillohet nga ora 18:00.

Ndërkohë të enjten më 23 prill, në palestrën sportive “Karagaqi”, në Pejë takohen Peja dhe Luboteni në një ndeshje përcaktuese që e siguron vendin në finale, ndeshja zhvillohet në orën 20:00.

Këto takime janë përcaktuese, pasi fituesit do të sigurojnë kualifikimin në finale dhe do të vazhdojnë garën për titullin kampion.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026