“‘Engjëlli Mëshirues’ e bëri Serbinë rrafsh me tokën”, “E mbrojtëm atdheun dhe e mahnitëm botën”.
Këta tituj, si dhe mesazhet e kriminelëve të dënuar të luftës, shoqërojnë raportimet e gazetave ditore dhe tabloideve në Serbi në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi.
Raportet për krimet dhe dëbimin e popullsisë shqiptare që i paraprinë bombardimeve nuk përmenden në mediat e lidhura me pushtetin në Serbi, dhe ato mungojnë edhe në deklaratat e zyrtarëve serbë.
Sipas regjistrit me emra të viktimave, të publikuar në vitin 2014 nga fondet joqeveritare për të drejtën humanitare (FHP) në Serbi dhe në Kosovë, në sulmet e NATO-s jetën e humbën 450 civilë dhe 305 pjesëtarë të forcave të armatosura.
“Keqpërdorimi i kujtesës”
Intervistë për gazetën ditore Politika, me rastin e përvjetorit të bombardimeve, dha Vladimir Lazareviq, duke e vlerësuar ndërhyrjen e NATO-s si “krim të paparë”.
Tribunali e shpalli fajtor në vitin 2009 për përgjegjësi komanduese për ndihmë dhe mbështetje të krimeve kundër njerëzimit, që përfshinin dëbim dhe zhvendosje të detyruara të civilëve shqiptarë nga Kosova.
Pas vuajtjes së dënimit, ai u kthye në Serbi në vitin 2015, me avion të Qeverisë dhe u prit nga ministrat. Më vonë e fitoi një vend pune si ligjërues në Akademinë Ushtarake, e më pas edhe titullin qytetar nderi i një komune në jug të Serbisë.
Shainoviqi në Hagë u dënua me 18 vjet burgim për zhvendosje të detyruara, dëbime, vrasje dhe përndjekje të popullsisë shqiptare nga Kosova në gjysmën e parë të vitit 1999.
Promovimi i kriminelëve të dënuar të luftës është në linjë me politikën shtetërore në Serbi.
Disa media për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s përdorin termin “Engjëlli Mëshirues”, edhe pse emri zyrtar i operacionit ishte “Operacioni Forcat Aleate”.
Petari thekson se arsyeja e vërtetë ishte “që Serbia nuk duhet të jetë e fortë në rajon”.
Milka i tha RE-it se bombardimet filluan “pa arsye”.
Marko Millosavleviq nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut thekson se hulumtimet e tyre tregojnë se rreth 80 për qind e të rinjve në Serbi nuk dinë për krimet e luftës ku janë përcaktuar kryerësit (pjesëtarë të forcave të armatosura serbe).
Bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 u parapriu lufta në Kosovë (1998–1999), në të cilën u vranë rreth 13.000 njerëz, kryesisht shqiptarë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s asokohe, Javier Solana, i autorizoi sulmet ajrore pas përpjekjeve të dështuara të bashkësisë ndërkombëtare për ta bindur ish-liderin serb, Sllobodan Millosheviq, për armëpushim.
Në bombardime humbën jetën 261 persona në territorin e Serbisë, 10 në Mal të Zi dhe 484 në Kosovë, tregojnë të dhënat e Fondit për të Drejtën Humanitare.
Ndër viktimat civile kishte më së shumti persona të përkatësisë shqiptare: 217.
Gjatë fushatës ajrore u shkatërruan objekte ushtarake në Serbi, Mal të Zi dhe në Kosovë, si dhe sistemet e komandës dhe kontrollit, mbrojtjes kundërajrore, infrastruktura energjetike dhe ajo e komunikimit, dhe të tjera.
Ushtria dhe policia serbe pas bombardimeve të NATO-s u tërhoqën nga Kosova, e cila në vitin 2008 shpalli pavarësinë. Beogradi nuk e njeh atë sot e kësaj dite.Deklaratat e tyre, si edhe viteve të mëparshme, shoqërohen me të dhëna për “mijëra viktima civile” të bombardimeve.
Numri më i përmendur, që e ka përmendur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është se janë vrarë 2.500 njerëz, “jo vetëm civilë, por edhe ushtarë dhe policë”.
“Ajo që mungon në përkujtimet shtetërore janë pikërisht faktet dhe të dhënat”, thekson Millosavleviq dhe shton se viktimat shqiptare nuk përmenden.
Me rastin e përvjetorit të bombardimeve të NATO-s u prononcua edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, duke thënë se bombardimet ishin “tragjedi, pasojat afatgjata dhe të shumëfishta të së cilës ndihen edhe sot”.
Ministria njoftoi në Telegram se “NATO përdori municion me uranium të varfëruar”, gjë që “çoi në rritje të paprecedentë të numrit të llojeve të ndryshme të kancerit”.
Në maj të vitit 2018, Kuvendi i Serbisë themeloi një Komision për hetimin e pasojave të bombardimeve të NATO-s mbi shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin, por raporti i tyre deri më sot nuk është publikuar.
Zyrtarët e Serbisë kultivojnë lidhje të ngushta me Rusinë, ndërsa në vitet e kaluara, në prag të përvjetorëve të bombardimeve të NATO-s janë organizuar një seri ekspozitash dhe ngjarjesh kulturore nën patronazhin e Shtëpisë Ruse në Beograd, e cila financohet nga Rusia.