Përurohet memoriali kushtuar daljes së parë publike të UÇK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
memoriali---900x600---28-11-2024
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në 27 vjetorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Llaushë të Drenicës është përuruar sot një memorial kushtuar kësaj ngjarjeje.

Deklarata e UÇK-së ishte lexuar më 28 nëntor 1997, në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili ishte vrarë dy ditë më herët.

Forcat serbe kishin gjuajtur në drejtim të shkollës së fshatit pa asnjë provokim.

Në ceremoninë e përurimit, të organizuar nga Komuna e Skenderajt morën pjesë qindra qytetarë, ish-ushtarë të UÇK-së, familje të dëshmoreve, veteranë e invalidë të luftës.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura tha se shfaqja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila nuk duroi padrejtësitë, u bë në ditën më të rëndësishme për popullin shqiptar - 28 Nëntorin. Më 28 nëntor 1912 ishte shpallur pavarësia e Shqipërisë.

Ndër të tjera, Nura u shpreh i gëzuar për inaugurimin e memorialit dhe sipas tij kjo tregon për ruajtjen e trashëgimisë të luftës së fundit në Kosovë.

Ish-nxënësi i Halit Gecit, Arbër Geci tha se ky memorial dhe shumë të tjerë duhet të trajtohen si vende të shenjta, përmes së cilave përkujtohet sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025