Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë, përjashtohet Luçiano Boçi nga seanca plenare
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë, përjashtohet Luçiano Boçi nga seanca plenare
Seanca plenare në Kuvend u shoqërua me tensione dhe debate, ku deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, u përjashtua pas një përplasjeje me drejtuesin e seancës.
Debati nisi pas replikës së ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, kur Boçi kërkoi të marrë fjalën.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, sqaroi se deputeti nuk ishte përmendur në diskutim dhe, sipas rregullores, nuk kishte të drejtë replike.
“Nuk merret fjala kështu. Fjala jepet sipas rregullores”, u shpreh Peleshi, duke i kërkuar deputetit të lirojë foltoren.
Pavarësisht kërkesës, Boçi u rikthye në foltore, çka solli ndërhyrjen e drejtuesit të seancës dhe marrjen e masave disiplinore. Fillimisht iu tërhoq vëmendja dhe iu dha vërejtje, ndërsa më pas u vendos përjashtimi i tij nga seanca, raporton ATSH.
Seanca u ndërpre për disa minuta dhe pritet të rifillojë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.