Përpjekjet e Barcelonës për të regjistruar transferimet e reja, La Liga ia refuzon kërkesën
Lexohet për: 2 min.
11-La LGIA
2 vite më parë
Linku u kopjua

La Liga ka refuzuar përpjekjet e Barcelonës për të regjistruar pesë transferimet e tyre verore përpara sezonit të ri 2022/23.

Pavarësisht se janë në mes të problemeve serioze financiare, “Blaugranët” kanë qenë ende tepër aktivë në tregun e transferimeve duke sjellë Franck Kessie, Andreas Christensen, Raphinha, Robert Lewandowski dhe Jules Kounde në skuadër, përcjell KosovaPress.

Zbavitja e tyre verore ka habitur shumë njerëz, të cilët nuk mund të kuptojnë se si Barcelona ka qenë në gjendje të shpenzoj kaq shumë para duke pasur parasysh situatën e tyre jo të mirë financiare.

Por sipas “The Mirror”, thuhet se La Liga ka bllokuar përpjekjet e Barcelonës për të futur lojtarët e rinj në sistemin e ri, sepse ata kanë nevojë për më shumë fonde.

Për më tepër, Sergi Roberto dhe Ousmane Dembele, dy lojtarët që nënshkruan kontrata të reja me zbritje pagash, pasi marrëveshjet e tyre mbaruan, gjithashtu nuk mund të regjistrohen në këtë moment.

Ky është një telash i njohur për skuadrën e Barcelonës pasi vitin e kaluar klubit i duheshin lojtarët si Gerard Pique e Sergio Busquets për të bërë një ulje të konsiderueshme të pagave në mënyrë që nënshkrimet e reja Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj të mund të luanin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025