Përkujtohen 23 shqiptarët e zhdukur në Zubin Potok, ende s’ka drejtësi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Përkujtohen 23 shqiptarët e zhdukur në Zubin Potok, ende s’ka drejtësi
2017-01-te-pagjeturitt-jpg
19/04/2026 - 12:10
Linku u kopjua

Kushtrim Gara, udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur ka përkujtuar 23 shqiptarët e zhdukur në Zubin Potok, duke thënë se arkivat e mbyllura mbajnë peng të vërtetën.

Sipas tij, dokumente zyrtare dëshmojnë përfshirjen e Ushtrisë Jugosllave në këtë krim.

“23 jetë të ndërprera padrejtësisht…23 plagë që nuk mbyllen kurrë…... jetë, familje, histori që jetojnë me ne çdo ditë...Më 19 Prill 1999, në Dreth dhe Kalludër të Zubin Potokut, u rrëmbyen dhe u zhdukën me forcë 23 qytetarë shqiptarë, të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, kryesisht nga regjioni i Mitrovicës. Sot, 19 prill 2026, përulemi me dhimbje e respekt para jetëve dhe kontributit të tyre, duke qëndruar pranë familjeve dhe duke kërkuar drejtësi e të vërtetën.  Edhe pas 27 vitesh, ky rast mbetet pa përgjigje. Dokumente zyrtare dëshmojnë përfshirjen e Ushtrisë Jugosllave në këtë krim, ndërsa mungesa e bashkëpunimit dhe mos hapja e arkivave vazhdojnë të pengojnë zbardhjen e fatit të tyre. Kujtimi për ta nuk zbehet. Ai jeton në përkushtimin tonë për të mos harruar asnjë emër dhe për të kërkuar pa ndalur të vërtetën”, ka shkruar ai, derisa ka publikuar edhe merat e të zhdukurve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026